Kryeministri Kurti reagon pas dënimit të përdhunuesit serb, Zoran Vukotiq - këto janë fjalët e tij

Aktuale

Kryeministri Kurti reagon pas dënimit të përdhunuesit serb, Zoran Vukotiq - këto janë fjalët e tij

Nga: A.M Më: 5 korrik 2021 Në ora: 20:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dënimit të përdhunuesit serb, Zoran Vukotiq me 10 vite burg.

Kryeministri Kurti u shpreh se drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë.

“Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.

Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, shkroi në Facebook, kryeministri i vendit, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 - 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë.

Sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri.

Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.

Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat