Kosnett takohet me Kongresin Pan-Shqiptar të Amerikës

Aktuale

Kosnett takohet me Kongresin Pan-Shqiptar të Amerikës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:36
Philip Kosnett me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës.

Kosnett publikoi një fotografi nga ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë ku ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës por të shfrytëzojë diasporën për investime.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës.

Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat