Pas largimit të Listës Serbe nga salla, reagon Vetëvendosje

Aktuale

Pas largimit të Listës Serbe nga salla, reagon Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:33
Vetëvendosje

Lista Serbe ka lëshuar sallën kur është bërë debat për gjenocidin e Serbreniscës.

Për këtë ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila ka thënë se largimi i tyre nga salla për krimin që është i njohur ndërkombëtarisht, është pak të thuhet se ndjejmë keqardhje.

Postimi në Facebook:

Kur deputetët e Listës Serbe, largohen nga senca plenare, në momentin kur diskutohet për propozim Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, krim i njohur ndërkombëtarisht, pak është të thuhet se ndjejmë keqardhje.

Mosgatishmëria e ballafaqimit me të vërtetën, mohimi i krimeve të kryera dhe të dëshmuara, mosdistancim nga krimet e aparatit të atëhershëm shtetëror serb, është tregues negativ për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat