Iu ngrit sot aktakuza, Miftaraj befason me fjalët për ish-sekretarin në Ministrinë e Integrimeve Evropiane

Aktuale

Iu ngrit sot aktakuza, Miftaraj befason me fjalët për ish-sekretarin në Ministrinë e Integrimeve Evropiane

Nga: A.Zh Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:14
Ehat Miftaraj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, dhe katër të pandehurve të tjerë: Fitim Mustafa, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani.

Hoxha dhe të tjerët akuzohen se i kanë paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me seli në Paris, që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë - Serbi.

Por, ngritja e aktakuzës ndaj Demush Shashës, ish-sekretar në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, po e kundërshton Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtës.

Teksa e ka vlerësuar Shashën si profesionit dhe mbrojtës të interesave të Kosovës, Miftaraj ka thënë se ai kishte lëshuar këtë post pikërisht për shkak që të mos përfshihej në aferën, ku doli sot aktakuza.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

IKD në vazhdimësi përmes raporteve të monitorimit ka ngrit shqetësimin e ngritjes së aktakuzave persekutuese apo aktakuzave të pa bazuara (jo profesionale).

Demush Shashën e njoh për kohë të gjatë. Një ndër zyrtarët më me integritet, profesionist dhe që ka mbrojt dhe promovu interesat e Republikës së Kosovës.

Në rastin e tij, e di saktë se arsyeja pse ka dal nga Ministria e Integrimeve Evropiane ka qenë mu qëllimi për të mos u përfshi në aferën ku sot doli aktakuza.

Dashja dhe qëllimi se Demushi ka dashur me keqpërdor detyrën zyrtare, tu e njohur si person dhe si profesionist, nuk besoj kurrë që mundet mu vërtetu në një proces të drejtë të gjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat