Kurti tha se do të rishikohet marrëveshja e Demarkacionit, reagon Shpejtim Bulliqi

Aktuale

Kurti tha se do të rishikohet marrëveshja e Demarkacionit, reagon Shpejtim Bulliqi

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:50
Bulliqi dhe Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në seancën e Kuvendit të Kosovë, ka folur për marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, që u ratifikua në vitin 2018-të.

Ai tha se çështjet që kanë mbetur pezull në vitin 2018-të do të korrigjohen në momentin që do të emërohet Komisioni i ri për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do të kemi një komision të ri të emërtuar, të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull do të trajtohen nga komisioni përmes mekanizmave të veçante. Unë do të bëjë maksimumin të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht e dëmshëm në vitin 2018 kur është ratifikuar ajo marrëveshje e cila ka humbur territorin e saj Kosovës. Unë do të përdori mekanizmat sa më shpejt që është e mundur që të korrigjoi gabimet fatale të tmerrshme që i keni bërë ju në atë legjislaturën e kaluar”, ka thënë Kurti sot.

E lidhur me mundësinë e rishikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, ka folur Kryesuesi i Komisionit për Shënjimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, i cili në atë kohë ka qenë kundërshtues i kësaj marrëveshje.

Ai tha se nëse Kosova dhe Mali i zi kanë vullnet politik marrëveshja do të rishikohet.

“Gjithsesi që mund të rishikohet varet nga vullneti politik i të dyja shteteve. Unë kam punuar për këtë çështje për me ndryshuar dhe me kthyer aty ku ka qenë”, tha ai.

Korrigjimin e kësaj marrëveshje ditë më parë e ka kërkuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sa ishte kryeministër mori vendim që marrëveshja për Demarkacionin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, edhe pse Haradinaj kishte qenë kundër kësaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat