Përçarjet e “Listës Guxo”, Haxhi Avdyli reagon ashpër: Maska shumë shpejtë do bien - ja kush bashkëpunoi me vrasësit...

Aktuale

Përçarjet e “Listës Guxo”, Haxhi Avdyli reagon ashpër: Maska shumë shpejtë do bien - ja kush bashkëpunoi me vrasësit...

Nga: N.Sh Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:34
Haxhi Avdyli

Deputeti i “Listës Guxo”, Haxhi Avdyli ka reaguar pas disa raportimeve që po bëhen se “Lista Guxo” ka filluar përçarjet brenda saj dhe LVV-së.

Avdyli përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, thotë se ‘maskat shumë shpejtë do bien’, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të keqpërdor logon “Guxo” dhe fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani.

Ai thotë se, Vjosa Osmani kundërshtonte politikat e LDK-së së Isa Mustafës që për poste qeveritare shkelnin çdo premtim, ku shton se, edhe bashkëpunonin me vrasësit e aktivistëve.

“Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymën e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj s’mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator e esesin s’mund ta bëjnë duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga binomi Osmani Kurti”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Kurrizi i organizmit rreth Vjosa Osmanit në vitin 2020/ 21 ishte revolta për gjendjen e krijuar në Kosovë si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit e bashkëpunimit të bandave nëpër parti politike.

Vjosa Osmani sublimonte kundërshtimin e politikave të LDK-së së Isa Mustafës e cila për disa poste qeveritare shkelnin çdo premtim për mosbashkëpunim me vrasësit e aktivistëve, krimin e abuzuesit e pushtetit të PAN-it.

Boshti i organizimit rreth Vjosës ishte mbajtja fjalës, lufta kundër krimit, jo bashkëpunim me PAN-in e bashkëqeverisje me VV për të çkapur shtetin. Për këtë me 14 janar u nënshkrua marrëveshja Kurti Osmani për bashkëpunim e bashkëqeverisje në zgjedhje të përgjithshme e lokale. Dhe shumë aktivistë të LDK e jo vetëm u bashkuan rreth këtij binomi për ndryshimin.

Ne falënderojmë secilin qytetarë për kontributin në 1 muaj fushatë zgjedhore. Por duhet kuptuar që bashkimi ynë ishte për kauza e idealin e ndryshimit të gjendjes e jo vazhdim metodave PANiste të Qeverisjes. Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore smundën ti marrin postet e zëvendës ministrit, smund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as s’është e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik. Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tonë.

Tash mund të flasin vetëm si persona dhe  ish perkrahës të kauzës së ndryshimit e cila po tentohet të tjetërsohet në kauza tjera. Ata edhe kanë drejtë edhe të kenë ambicie, edhe të organizohen edhe si iniciativë të pavarura edhe mund ti bashkohen PDK apo AAK por jo me logon GUXO e duke keqpërdor foton e Presidentes Osmani.

Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymën e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj s’mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator e esesin s’mund ta bëjnë duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga binomi Osmani Kurti.

Maska shumë shpejtë do bien se kush po don ndryshim të gjendjes se keqe e kush ringjallje të keqqeverisjes së PAN -it. Ish pushtetin s’mund ta ringjallin as manipulimet as mashtrimet e disa anonimëve, sepse qytetari ka vulosur me votë plebishitare ndryshimin. E  do rivulos edhe në vjeshtë. Kosova pret nga ne punë të madhe ta sanojmë gropën e madhe që ka lënë PAN dhe bashkëpunëtorët e tyre në LDK. E s’mund ta rikthejmë hajninë e keqqeverisjen pse dikush s’plotëson kushtet për zëvendës  ministër. Qytetarët kanë halle tjera, e jo a u bë filani zëvendës e fisteku këshilltar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat