Reagon dega e Listës Guxo në Ferizaj ndaj Haxhi Avdylit

Aktuale

Reagon dega e Listës Guxo në Ferizaj ndaj Haxhi Avdylit

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:13
Haxhi Avdyli

Dega e Listës Guxo në Ferizaj ka reaguar ndaj deputetit nga kjo listë, Haxhi Avdyli, pasi ky i fundit tha se pakënaqësitë e tyre dalin për shkak se të njëjtët nuk kanë mundur të marrin poste zëvendësministrash.

Përmes një reagimi në Facebook kjo degë kanë kundërshtuar Avdylin duke e quajtur gabim fatal.

“Deputeti Haxhi Avdyli pasi i ka sisitemuar kushërinjët në institucione paska vendosur të merret pak edhe me elektoratin e Listës Guxo, vlene te ceket “pas disa muajsh”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i plotë:

REAGIM

Deputeti Haxhi Avdyli pasi i ka sisitemuar kushërinjët në institucione paska vendosur të merret pak edhe me elektoratin e Listës Guxo, vlene te ceket “pas disa muajsh”.

Deputeti Haxhi Avdyli paska harruar se në fushatën zgjedhore ku lobuam që ta bëjmë deputet atë dhe deputetët e tjerë të zgjedhur nga Lista Guxo kemi premtuar se do ta luftojmë nepotizmin, korrupsionin dhe të gjitha të kqijat e tjera dhe nuk do të punèsojmë kusherinjë në institucione publike siç veproj Haxhi Avdyli.

Po ashtu në fushatën elektorale për zgjedhjet nacionale ju premtuam votuesve se do ta formojmë subjektin tonë politik dhe asnjëherë nuk do të devijojmë nga rruga e trasuar e Presidentit historik Ibrahim Rugova .

Prandaj është gabim fatal i Haxhi Avdylit dhe të tjerëve që për interese të tyre personale duan ta shkriejn subjektin tonë në lëvizjen Vetëvendosje.

Asnjë pozitë e zv. Ministrit e çkado tjetër nuk mund të na ndal në rrugtimin tonë sepse i kemi dhënë premtime votuesve tonë.

P.s. Me Haxhi Avdylin pajtohem me thënjen “Maskat po Bien” po bien “po” është e vërtetë.

Balton Derguti

Koordinator i Listes Guxo ne Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat