Hamza flet për shkarkimin e Bordit të RTK-së, thotë se po ndryshohet puna e komisioneve të Kuvendit

Aktuale

Hamza flet për shkarkimin e Bordit të RTK-së, thotë se po ndryshohet puna e komisioneve të Kuvendit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:19
Bedri Hamza

Bedri Hamza nga Grupi Parlamentar i PDK-së, gjatë diskutimit për shkarkimin e Bordit të RTK-së, ka thënë se po ndryshohet puna e komisioneve të Kuvendit.

“Është totalisht e padrejtë dhe e papranueshme me thanë që një institucion sikurse RTK nuk ka pasur auditim. Këtë e demanton edhe deklarata e bordit të RTK në prill të vitit 2021. Nuk jam këtu në emër të PDK ti mbroj shkeljet ligjore të kujtdo qoftë. Mirëpo kjo nuk është kapje e shtetit kjo është plasje e shtetit”, ka thënë Hamza.

Ai ju drejtua ekzekutivit që: “shkarkoni me një vendim të gjitha Bordet, mirëpo le të mendojnë edhe ata që janë duke i bërë këto veprime se mund të përballen me ligjin. Është keqpërdorim i detyrës zyrtare kur ki tejkalim të kompetencave”.

Hamza ka shtuar se nuk mund të ketë emërim individual e shkarkim në tërësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat