Reagon Bordi i RTK-së pas shkarkimit

Aktuale

Reagon Bordi i RTK-së pas shkarkimit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:15
RTK

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot pro shkarkimit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Pas këtij vendimi të marrë në Kuvend, kanë reaguar edhe anëtarët tashmë të shkarkuar të këtij Bordi.

Në një reagim ata thanë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar këtë vendi,, teksa konsideruan se i njëjti është një goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.

“Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tutje, ata u kanë bërë thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare që të reagojnë ndaj këtij vendimi.

“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave. Bordi i RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar. Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbirtrar të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat