Anëtari i PDK-së del kundër partisë, mbështet shkarkimin e bordeve: Kthjelluni o njerëz e mos vajtoni!

Aktuale

Anëtari i PDK-së del kundër partisë, mbështet shkarkimin e bordeve: Kthjelluni o njerëz e mos vajtoni!

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:19
PDK

Përkundër se partia e tij doli të enjten kundër shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Qemajl Mustafa, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se “është koha e fundit” që të mos vajtohet, por të përcillet me përkushtim puna e bordeve të reja.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës shkarkoi anëtarët e Bordit të RTK-së. Shkarkimi u bë vetëm me votat e deputetëve të pushtetit. Deputetët e opozitës kritikuan qasjen e Qeverisë për shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve dhe institucioneve duke thënë se po bën “kapje” të re.

Ndërkaq, Mustafa, në një postim në Facebook ka thënë se plot borde “duhet të shkarkohen minutë e më parë”.

“Kthjelluni o njerëz e mos vajtoni! Bordi i RTK dhe plotë borde tjera duhet të shkarkohen minutë e më parë sepse historia, realiteti dhe aktualiteti brenda organizatave publike dhe agjencive që ato i drejtojnë e thotë qartë këtë. Atje ku kishte mbipunësime dhe bordi ka heshtur; Atje ku kishte strukturim e avancime jomeritore e bordi ka heshtur; Atje ku kishte performancë të keqe financiare e biznesore e bordi ka heshtë; Atje ku kishte nepotizëm e politizim e bordi ka heshtur; Atje ku kishte8 mungese shprese për këndellje e bordi ka heshtur; Atje ku njerëzit i shohin veç interesat e veta e të fisit e të partisë... Çfarë mund të pritet tjetër pos shkarkimit të tij/të tyre?!” ka shkruar ai.

“Është koha e fundit me u kthjellë edhe opozita edhe shoqëria civile e mos me vajtue, por me e përcjellë me përkushtim punën e bordeve të reja dhe të menaxhmentit të ri dhe mos me lejue devijime e thellim të së keqes qysh ndodhi deri tani. Ndryshe, çdo gjë mund të na reciklohet e koha ka me na dënue keq dhe të gjithëve kolektivisht”, ka shtuar ish-kryetari i Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat