Infektologu e zbulon daliimin, vaksina AstraZeneca kushton 2$, Pfizer 40$

Aktuale

Infektologu e zbulon daliimin, vaksina AstraZeneca kushton 2$, Pfizer 40$

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:29
Ilir Tolaj

Infektologu, Ilir Tolaj ka treguar që dallimi mes vaksinave që po debatohen me të madhe në Kosovë, AstraZeneca dhe Pfizer, qëndron tek çmimi i tyre.

Sipas tij, një dozë e vaksinës AstraZeneca kushton vetëm 2$ (dy dollarë) ndërsa çmim të njëzetfishtë krahasuar me të ka Pfizer, një dozë e së cilës kushton 40$ (dyzet dollarë).

Ky sqarim i Tolajt ka ardhur pasi është raportuar që një numër i qytetarëve kanë refuzuar të vaksinohen me vaksinën e prodhuesit “AstraZeneca".

Është Norvegjia ajo e cila i ka dhuruar Kosovës si donacion mbi 182 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat u bënë temë debati e deputetit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhi i cili ngriti mëdyshje rreth afatit të qëndrueshmërisë së tyre.

Ka qenë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia i cili e ka konfirmuar që 12,500 doza nga mbi 182 mijë sosh kanë afat qëndrueshmërie deri më 31 Korrik 2021, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të gushtit.

Bazuar në listën e çmimeve të publikuara nga De Bleeker, çmimet e vaksinave janë si vijon:

AstraZeneca: 1.78 euro.
Johnson & Johnson: 7.18 euro.
Sanofi dhe Glaxo Smith Klein: 7.56 euro.
Pfizer dhe BioNTech: 12 euro.
CureVac: 10 euro.
Moderna: 18 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat