Bytyçi: Akt i papredecent nga Specialja për Veselin, të reagojnë institucionet e Kosovës

Aktuale

Bytyçi: Akt i papredecent nga Specialja për Veselin, të reagojnë institucionet e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:30
Enver Bytyçi

Njohësi i çështjeve politike Enver Bytyçi, i ka reaguar Gjykatës Speciale në Hagë, e cila nuk ka lejuar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dje në Mitrovicë.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, e ka quajtur akt të paprecedent, anti-human dhe i padrejtë të Gjykatës Speciale, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të reagojnë për këtë “padrejtësi”.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Babai i Kadri Veselit është varrosur dje në Mitrovicë! Ngushëllime të sinqerta e të thella për familjen dhe gjithë të afërmit e tij! Por, nuk nisa të shkruaj për këtë. Të zotit jemi, te zoti do të shkojmë! Rruge tjetër nuk ka askush! Ne na mbetet të lutemi që shpirti i tij të prehet në parajsë!

Por, askush nuk mund të pajtohet me inhumanitetin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Të mos e lejosh djalin që ta përcjellë babain e tij në banesën e tij të fundit, është një akt i paprecedentë, anti-human dhe i padrejtë! Gjykatat janë krijuar për të dhënë drejtësi. Moslejimi i Kadri Veselit që të gjendet në ceremoninë e varrimit të babait të tij është një padrejtësi e pazakontë. Aq e padrejtë është kjo, sa të kujton veprat makabre të diktaturës komuniste në Shqipëri, e cila ndëshkonte familjen e fisin për shkak të te ashtuquajturit faj të një familjari dhe të pushkatuarit i linte pa varr!

Një turp i madh për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, një akt dhune i pashembullt për demokracitë perëndimore! Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë për këtë akt! Askush nuk ka të drejtë të kërkojë moshetimin e të akuzuarve nga kjo gjykatë! Por, secili prej nesh duhet të revoltohet kur kryhen akte kaq ekstreme të inhumanitetit të saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat