Bytyçi “godet” Bajram Gecajn e LDK-së: Mbrojti Petkoviqin

Aktuale

Bytyçi “godet” Bajram Gecajn e LDK-së: Mbrojti Petkoviqin

Nga: N.Sh Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:12
Bajram Gecaj

Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi, e ka kritikuar zyrtarin e LDK-së, Bajram Gecajn.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi thotë se Gecaj e mbrojti Petkoviçin dhe e sulmoj ministrin Besnik Bislimin.

“Ndodh edhe kjo!

Nuk prisja qe Bajram Gecaj për inate politike te sulmoje zotin Bislimi e te marre ne mbrojtje Petkoviçin!”, shkruan Bytyçi në Facebook.

Ndërsa, Gecaj më herët përmes një postimi në Facebook, e kishte një  sugjerim për Bislimin.

“‘S’dua të të dëgjoj”, i paska thënë Bislimi Petkoviqit në Bruksel. Unë i kisha sugjeruar që herën tjetër me ja futë një shpullë”, ka shkruarn Bajram Gecaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat