Anëtari i LDK-së i ftoi të kthehen në parti, ja si përgjigjen nga lista e Vjosa Osmanit

Aktuale

Anëtari i LDK-së i ftoi të kthehen në parti, ja si përgjigjen nga lista e Vjosa Osmanit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 23:29
Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka folur për thirrjen që u bëri dje anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi për rikthimin në shtëpinë e tyre, pra në LDK.

Avdyli u ka uruar sukses atyre në zgjedhjet lokale, ndërsa thotë se ndryshimi i madh nga koalicioni VV dhe Lista Guxo do të ndodh edhe në nivel lokal.

“Mendoj që koalicioni që do ta kemi shumë shpejt mes VV-së dhe Listës sonë, krijon premisa që ndryshimi i vërtet do të ndodh edhe në nivel lokal. Ndryshimi që ka ndodh në LDK është meritë edhe e jona. Ne u urojmë sukses kolegëve (LDK), nuk kemi asgjë kundër tyre”, thotë Avdyli.

Ai liderin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun e konsideron si njeri të mirë dhe pa afera korruptive.

“Unë nuk mundem me fol keq për Lumirtin, sepse e konsideroj që është njeri i mirë dhe pa afera korruptive”, shtoi Avdyli.

Bislimi dje tha se arsyeja pse ata janë larguar nga LDK-ja ka qenë për shkak të lidershipit, ndërsa sot thotë se është një lidership tjetër.

 “Arsyeja që ata janë larguar kanë qenë për shkak të lidershipit të LDK-së, ndërsa tash është ndërruar lidershipi. Do të ishte politikisht korrekte që të gjithë ata përkrahës të rikthehen në LDK, në shtëpinë e tyre”, tha Bislimi.

Ai madje tha se rikthimi i tyre në LDK do të ishte gjëja më korrekte që do të duhej të ndodhte në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat