Ambasada Amerikane reagon për shkarkimin e bordit të RTK-së

Aktuale

Ambasada Amerikane reagon për shkarkimin e bordit të RTK-së

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:46
Ilustrim

Ambasada Amerikane ka dalur me zë kritik ndaj shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së.

Të nxituar dhe të njëanshëm e ka vlerësuar shkarkimin e shtatë anëtarëve të bordit të RTK-së dje në Kuvend.

“Derisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, ashtu siç emërimet duhet të bazohen në meritë. Shkarkimet e nxituara të njëanshme dëmtojnë institucionet publike dhe nuk trajtojnë problemet strukturore.

Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke i lënë interesat e Kosovës të parët dhe politikën partiake” thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat