Lajm i fundit: Lista Guxo aplikoi për certifikim në zgjedhjet lokale

Aktuale

Lajm i fundit: Lista Guxo aplikoi për certifikim në zgjedhjet lokale

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:55
Valmir Elezi

Lista Guxo, Lëvizja Qytetare Vatra dhe kandidati i pavarur, Kastriot Bushi, janë subjektet që deri më tani kanë paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Ato do të mbahen më 17 tetorit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Deri më sot, 9 korrik 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar tri aplikime për t’u ceritifkuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit: Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan, Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut dhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj” tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat