Blerim Latifi reagon ashpër: Turpi brina nuk ka!

Aktuale

Blerim Latifi reagon ashpër: Turpi brina nuk ka!

Nga: A.Zh Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:58
Blerim Latifi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka fajësuar ashpër qeveritë komunale të kryeqytetit se si nuk 22 vjet nuk gjetën vend për një shtatore të komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës ka nevojë për emrin dhe lavdinë e Adem Jasharit.

Reagimi i tij vjen pasi një grup qytetarësh po nënshkruajnë peticion për ta vendosur shtatoren e Jasharit në kryeqytet.

Image

“Ja pra, kemi ardhur në këtë ditë kur duhet nënshkruar peticion qytetarësh për t'i bërë vend në Prishtinë një monumenti të Adem Jasharit. Për 22 vjet qeveritë komunale të kryeqytetit nuk e gjetën dot këtë vend. Turpi brina nuk ka! Por, një gjë dihet: lavdia e Adem Jasharit nuk ka nevojë për ne; ky shtet ka nevojë për emrin dhe lavdinë e tij!”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat