“Në QKRMT janë të regjistruar mbi 500 të mbijetuar të dhunës seksuale”

Aktuale

“Në QKRMT janë të regjistruar mbi 500 të mbijetuar të dhunës seksuale”

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 01:01
Sebahate Pacolli- Krasniqi

Në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës tashmë janë të regjistruar mbi 500 viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në mesin e atyre që kanë gjetur forcën për të ndarë historinë që ua shkatërroj jetën, janë edhe dhjetëra burra.

Sebahate Pacolli- Krasniqi nga kjo Qendër tha për dokumentarin “Expose” se në QKRMT janë edhe mbi 40 burra që e kanë raportuar një krim të tillë.

“Në QKRMT janë të regjistruar rreth 560 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, prej tyre janë gra dhe burra, me shumë se 40 janë burra që e kanë raportuar një krim të tillë. Raportet flasin se janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale ndërsa janë rreth 2 mijë të raportuar në organizata të ndryshme, pra janë rreth 10% të rasteve të raportuar, kjo mosraportim i ka shkaqet tek vonesa”

“Jemi 20 vite vonë kur është bërë njohja institucionale, shumë njerëz kanë vendosur me mbyllë atë kapitull jetësor, për arsyje se mendojnë se hapja e këtij kapitulli ju sjell më shumë dëm se dobi, pastaj shumë të tjerë frikësohen së zbulohet përvoja në publik, fatkeqësisht disa nuk jetojnë, andaj janë një serë faktorë që kanë ndiku që ta kemi këtë numër”

Sebahate Pacolli – Krasniqi, nga kjo organizatë ka folur edhe për vështirësitë që i kanë pasur për të biseduar me të mbijetuarit e dhunës seksuale rreth historisë së trishtë te tyre që ua ka ndryshuar jetën.

“Normalisht që më së vështiri e kemi pasur me punu me të mbijetuarit e dhunës seksuale, por sepse të mbijetuarit e dhunës seksuale e kanë pasur më të vështirë me folë, në fillim ka pasur që kanë dashur të flasin, por kanë qenë në gishta, dikur me kohën e kanë pa që është një mes ku munden me u rrëfy dhe e kanë shpreh përiudhen tramuatike, ka qenë më shumë kujdes, më shumë breng që kjo mos të dëgjohet, jemi mundu me i bind që ajo që thuhet këtu do të mbetet këtu”

“Pastaj, duke vazhdu krahas shërbimeve, ne kemi punu shumë që të vetëdijesojmë popullatën dhe të avokojmë që viktimat seksuale të futën si kategori e luftës, ka qenë mjaft sfiduese sepse ka pasur edhe një mohim institucional dhe nuk ka pasur vullnet të flitet për këtë kategori, e gjithëmonë ne jemi bindur se ky lloj i krimit nuk është lehtë i raportueshëm, ende në botë flitet për dhunën seksuale gjatë luftës së dytë botërore, është dicka që kërkon kohë kërkon guxim dhe jo të gjithë e kanë atë dhe bashkë kemi vazhdu me i fuqizu të mbijetuarit, sepse sa do që të jetë i fuqishëm zëri ynë, me i fuqishëm është zëri i një mbijetuari”

Pacolli-Krasniqi tha se vendosja e drejtësisë dhe përfundimi i krimineleve prapa grilave është hapi përfundimtar që i lehtëson shpirtrat e tyre.

“Më shumë dëshirojmë ta shohim si moment pozitiv dhe më shumë si moment triumfues, për arsyje se të mbijetuarit thonë se cdo gjë që arrihet është mirë, por vendosja e drejtësisë dhe përfundimi i krimineleve prapa grilave është hapi përfundimtar që i lehtëson shpirtrat e tyre, pa këtë nuk ka qetësi” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat