Brnabiq: Dialogu është jashtëzakonisht i vështirë me Kurtin

Aktuale

Brnabiq: Dialogu është jashtëzakonisht i vështirë me Kurtin

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:08
Albin Kurti dhe Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka qenë kurrë më i vështirë.

Ajo theksoi se ishte e pamundur të flitej me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Brnabic deklaroi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që negociojnë nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog,” tha Brnabic..

Ajo po ashtu ka thënë se shumë gjëra dhe marrëveshje që janë arritur në samite që janë organizuar për Ballkanin Perëndimor nuk kanë filluar të realizohen për siç ka thënë ajo si pasojë e pengesave nga politikanët e Prishtinës, shkruan B92.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat