Avokati Tomë Gashi i reagon ashpër ish-gjyqtarit të EULEX-it: Po të kishte guxim nuk do të dënohej Sylejman Selimi

Aktuale

Avokati Tomë Gashi i reagon ashpër ish-gjyqtarit të EULEX-it: Po të kishte guxim nuk do të dënohej Sylejman Selimi

Nga: N.Sh. Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:47
Tomë Gashi, Malcom Simmons

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons është duke vazhduar të raportoj në Kuvendin e Kosovës.

Simmons përmes një video-lidhje po raporton për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Simmons tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshqi të mëdhenj”, duke i dënuar.

Simmons tha se aty përfshiheshin edhe informata specifike edhe për dëshmitarët e atyre krimeve me prejardhje shqiptare.

“Në 2014 kam zbuluar shume dokumente të krimeve të luftës të cilat u janë dhënë prokurorëve serbë. Këto akuza për krime të supozuara të kryera nga persona të etnisë serbe gjatë luftës. Këto dokumente përfshinin informata për këta persona, por edhe të dhënat personale dhe detaje të dëshmitarëve me prejardhje shqiptare. Këto krime janë bërë në Kosovë kundrejt banorëve të Kosovës nga serbë, shumë prej të cilëve ishin edhe qytetarë të Kosovës”, tha Simmons.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Gashi thotë se, Simmons ka mbërritur me vonesë në Kosovë.

Sipas tij, po të kishte guxim Simmons në kohën kur janë mbajtë gjykimet në Kosovë, nuk do të dënohej pa asnjë provë Sylejman Selimi.

“Ish Gjyqtari dhe kryetari i Gjyqtarve të Eulexit me “vonesë” mbërrin në Kosovë!

Me pak më shumë guxim në kohën kur janë mbajt gjykimet për të cilat po dëshmon sot  nuk do të dënohej pas asnjë prove Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së, Gjeneral Sylejman Selimi veç për hatër të Serbisë.

Po këta udhëheqësit  tanë që ishin në pushtet në 2014 ku janë tani!”, shkruan Gashi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat