“Në EULEX punonin vetëm që t’i mbushnin xhepat me ari”

Aktuale

“Në EULEX punonin vetëm që t’i mbushnin xhepat me ari”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 13:34
Malcolm Simmons

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se është bërë shumë pak për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ani pse në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave të Kosovës.

Duke raportuar para Komisionit për Legjislacion, Simmons tha se qëllimi kryesor i punës së EULEX ndër vite në Kosovë ka qenë dënimet dhe jo procesi gjykues i drejtë.

Simmons poashtu deklaroi se shumica e gjyqtarëve të EULEX-it kanë punuar vetëm sa për të bërë para sa më shumë për vete.

“Kanë punuar që të bëjnë sa më shumë para, që t’i mbushin xhepat me ari për gjëra të tjera nuk janë interesuar. Normalisht ka pasur edhe të tillë që kanë punuar në mënyrë të drejtë, por që janë në numër më të vogël. Pra ka pasur edhe prej atyre që punuan mirë në kuadër të EULEX-it.Më vjen keq që isha pjesë e këtij misioni. Isha me disa që mendonim se do të mund t’i ndryshojmë gjërat për të mirë por nuk ia dolëm. Më vjen shumë keq për këtë.”, shtoi Simmons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat