Vjen lajmi i fundit nga Gjykata Speciale për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Aktuale

Vjen lajmi i fundit nga Gjykata Speciale për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:32
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30.

Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat