“Hajnat sulmuan rojën, djegën lokalin e i lanë 50 familje pa rrymë”, anëtari i PDK-së me kritika

Aktuale

“Hajnat sulmuan rojën, djegën lokalin e i lanë 50 familje pa rrymë”, anëtari i PDK-së me kritika

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:35
Anëtari i PDK’së, Myzafer Shala

Anëtari i PDK’së, Myzafer Shala ka kritikuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për mbetjen e 50 familjeve pa energji elektrike, të cilit edhe i ka kërkuar që të angazhohet më shumë për qytetarët e kësaj komune, raporton Gazeta Express.

Ai ka përmendur rastin e sulmit ndaj një biznesi në këtë komunë, ku si pasojë është djegur lokali e pastaj edhe kabllot e rrymës.

Si pasojë e djegies, shumë familje kanë mbetur edhe pa rrymë që 4 ditë.

Shala ka kritikuar kryetarin Xhaferi pasi sipas tij, nuk është marrë me këtë rast, i cili siç ka thënë rrezikon sigurinë e përgjithshme.

“Është një reagim që e bëjë unë që 3-4 ditë, për një rast që ka ndodhur rreth datës 6-7 të këtij muaji kur një biznes është sulmuar prej personave të panjohur me maska dhe me këtë rast është djeg lokali dhe pastaj kabllot e rrymës dhe janë 50 familje që nuk kanë rrymë. Është edhe pjesa tjetër që një person, roja e lokalit është sulmuar dhe është alivanos dhe fatmirësisht i ka dalur vetëdija dhe është larguar. Ne kemi rrezikim të sigurisë së përgjithshme. Kryetari as nuk i ka vizituar qytetarët e as nuk ka shkuar në vendin e krimit”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se është befasuar që nuk ka pasur reagime as nga institucionet qendrore e as nga ato lokale.

“Ne jemi befasuar me mosreagimin sepse nuk kemi asnjë reagim të asnjë institucione qendror e as lokal. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me këtë rast, ndoshta kemi neglizhencë prej tyre. Me ndodh kjo dhe mos me pas reagim të shpejtë dhe asnjë arrestim, ai automjet ka kaluar diku, diku e ka kapur ndonjë kamer. Kjo duhet të kaloj në një nivel më të lartë, të merret edhe prokuroria special me këtë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat