Haziri i kundërpërgjigjet Simmons, flet për vrasjet e aktivistëve të LDK-së: Në burgun e Kleçkës janë torturuar...

Aktuale

Haziri i kundërpërgjigjet Simmons, flet për vrasjet e aktivistëve të LDK-së: Në burgun e Kleçkës janë torturuar...

Nga: N. H Më: 12 korrik 2021 Në ora: 19:25
Malcolm Simmons

Analisti politik, Nexhat Haziri, i ka reaguar ashpër ​ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili tha se Specialja u bë për t’i dënuar ish-komandantët e UÇK-së.

Lidhur me këtë, Haziri si përgjigje ka thënë se në burgjet e UÇK-se, siç ishte ai i Kleçkës, janë torturuar dhe vrarë njerëz edhe për bindje politike, në veçanti aktivistë të LDK-së.

Analisti thekson gjithashtu se të gjitha këto janë krime të pazbardhura, kurse deklaratën Simmons e quan fyerje për viktimat dhe familjet e të vrarëve.

Ja shkrimi i tij:

Image
Analisti politik, Nexhat Haziri

Kujt po ia bën avokatin z.Simmons? (II)

Simmons: Kleçka ka qenë një rast që asnjëherë s’është dashur të shkojë në gjykim

z. Simson, Burgjet e UÇK-se, siç ishte ai i Kleçkës, në të cilat janë torturuar dhe vrarë njerëz edhe për bindje politike në veçanti aktivistë të LDK-së, janë krime të pazbardhura, dhe të deklarosh se rastet e tilla nuk do të duhej të shkonin në gjykim, është fyerje për viktimat dhe familjet e tyre.

Sa për të ta përkujtuar, një nga të burgosurit e burgut të Kleçkës në pritje të pushkatimit ka qenë edhe deputeti dhe ish-ministri Blerim Kuçi, (një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) i dënuar nga i ashtuquajturi gjykatës Sokol Dobruna, në emër gjoja të një gjykate ushtarake të UÇK-së.

Fatmirësisht Blerimi ka shpëtuar , dhe fatkeqësisht ai nuk i kontribuoi asnjëherë drejtësisë për zbardhjen e të vërtetës për burgun e Kleçkës.

Tentimet që me fjalime të porositura e raportime të paguara, ta kthesh Kosovën kundër drejtësisë, tregojnë më së miri papërgjegjësinë tuaj profesionale dhe morale në raport me misionin (EULEX-i) të cilit i keni shërbyer dhe në raport me vet drejtësinë në të cilën thirreni edhe vet ju.

Në të vetmen gjë që pajtohem me ju është se EULEX, dështoi për të vendosur drejtësi në Kosovë (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat