Ish-zyrtari i LDK-së: Kjo parti ka shumë punë për të kthyer besimin e qytetarëve

Aktuale

Ish-zyrtari i LDK-së: Kjo parti ka shumë punë për të kthyer besimin e qytetarëve

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 22:59
Ish-zyrtari i LDK-së, tani i Listës “Guxo”, Faton Peci

Ish-zyrtari i LDK-së, tani i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka thënë se nuk pret që ish partia e tij të rikthen besimin e qytetarëve, siç e kishte dikur.

Peci, që është aktualisht minister i Bujqësisë, ka thënë se LDK ka ndërruar kryetarin, por se nuk ka pasur deri tani ndonjë ndryshim.

“Ka ndërru një kryetar, por ka shumë punë për të kthyer besimin e qytetarëve. Për shkak se i ka shkelur parimet për çka LDK është njohur, e ka pasur një rezultat më të keqin pvr çka ekziston”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se nuk ka një vlerësim për kreun e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“S’kam ndonjë vlerësim, nuk është bërë ndonjë ndryshim, për me rikthy besimin qytetarë do goxha kohë”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat