Helmimi në Deçan, reagon Profesori i Shkencave të Sigurisë: Kjo është shumë e rrezikshme – ja dyshimet se nga erdhi helmimi

Aktuale

Helmimi në Deçan, reagon Profesori i Shkencave të Sigurisë: Kjo është shumë e rrezikshme – ja dyshimet se nga erdhi helmimi

Nga: N.Sh. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas helmimit që ka ndodh në Deçan.

Pas këtij helmimi që dyshohet se u bë nga uji, kanë vdekur edhe dy qytetarë.

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se dyshimet e para janë që dikush e ka helmuar ujin me qëllim.

Ai shton se kjo është shumë shqetësuese dhe e rrezikshme.

Image
Avni Islami

Postimi i plotë:

Jam i shqetësuar nga helmimi i popullatës së një pjese të Kosovës, është tepër shqetēsuese dhe e rrezikshme.

Strukturat e sigurisë duhet të aktivizohen dhe të tjerat mekanizma.

Nuk ka më luftë Klasike në vendin tonë, lufta ndaj një vendi bëhet me metoda të sofistikuara si: Terrorizmi kibernetik, Terrorizmi ndaj: ujit, tokës, ajrit, ushqimit etj.

Të dyshosh, nuk do të thotë se është e vërtetë, por shumë herë, dyshimet kanë quar deri te e vërteta (thënie krimialistike), dyshimet janë se dikush me qëllim e ka helmuar ujit e pijes.

Kujdesi duhet të rritet nga: Policia, AKI-a , FSK-ja dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat