​Kërkohet promovim më i madh i ushqimit cilësor dhe të shëndetshëm

Aktuale

​Kërkohet promovim më i madh i ushqimit cilësor dhe të shëndetshëm

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:25
Imri Demelezi

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizoi sot “Dialogun për sisteme ushqimore”. Aty u kërkua që të promovohen më shumë ushqime cilësore të shëndetshme dhe nutricionale.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi tha se po tentojnë të krijojnë një zinxhir ushqimor të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

Demelezi: Do të konsolidojmë sistemin e zinxhirit ushqimor

“Ne si qeveri e re po tentojmë të mësojmë nga gabimet e sistemeve të ngjashme për të konsoliduar dhe adresuar problemet në qasjen multisektorale përgjatë zinxhirit ushqimor. Në ndërkohë që po e konsolidojmë sistemin do ta mundësojmë një transformim përmes tranzicionit. Kjo do të thotë se do të jemi të kujdesshëm për të gjetur mënyra si ta transformojmë sistemin, aty ku fermeri dhe konsumatori i përmbushin nevojat për të përmirësuar mjedisin në lidhje me nevojat e tyre shëndetësore dhe nutricionale. Përmes kësaj do të sigurojmë të kemi një sistem ku fermerët e vogël dhe bizneset janë të fuqizuara në mënyrë që konsumi i mjaftueshëm të ushqimit të shëndetshëm të jetë si pikë e parë për të gjithë”, tha ai.

Kujdes më të madh në sistemet e ushqimit kërkoi koordinatorja e OKB-së për zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson, e cila tha të njëjtat duhet të shihen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Richardson: Sistemet ushqimore t’i shikojmë në mënyrë më gjithëpërfshirëse

“Kemi të bëjmë me të tashmen, por edhe me të ardhmen mendojmë. Me të vërtet ka të bëjë me atë se si mund ta shikojmë sistemet ushqimore në mënyrë gjithëpërfshirëse, kur tentojmë të flasim për sigurinë e ushqimit, qëndrueshme është nocioni dhe botëkuptimi më i gjerë lidhur me prodhimtarinë e ushqimit, konsumin dhe çfarë të bëjmë për mbeturinat e ushqimeve”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i INDEP, Burim Ejupi tha se angazhimi i tyre është më shumë në drejtim të ushqimit të bollshëm, kualitativ dhe uljen e barazisë.

Ejupi: Angazhim në drejtim të uljes së ndotjes dhe promovimit të ushqimit kualitativ

“Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit të institutit INDEP për zhvillim të qëndrueshëm. Ne kemi punuar edhe në të kaluarën në promovimin e të ushqyerit për të gjithë, luftimin e varfërisë dhe ruajtjen e mjedisit. Angazhimi i INDEP në promovimin e objektivave të qëndrueshëm të OKB-së ka qenë në drejtim të uljes së ndotjes dhe promovimin e ushqimit të bollshëm, kualitativ dhe uljen e barazisë”, tha ai.

Mes tjerash në këtë dialog për sistemet ushqimore u tha se në thelb të saj është sigurimi i ushqimit për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat