Ministri Vitia në Deçan: Bashkërisht do t’iu dalim në ndihmë pacientëve

Aktuale

Ministri Vitia në Deçan: Bashkërisht do t’iu dalim në ndihmë pacientëve

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:33
Arben Vitia

(E plotësuar 13:32) - ​Vitia thotë se vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.

Këto deklarata Vitia i bëri në Komunën e Deçanit, ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare për me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shkuar në Deçan ku dyshohet se janë helmuar qindra qytetarë nga uji.

Ai ka thënë se janë aktivizuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Fat i madh që të gjithë pacientët që janë trajtuar në QKMF në Deçan pas marrjes së trajtimit janë kthyer mirë dhe pa probleme në shtëpitë e tyre me një numër shumë të vogël të referimit në Pejë dhe fatmirësisht pa asnjë rast fatal”.

“Dje ka pasë një qetësim të situatës dhe bashkë me IKSHPK-në dhe organet komunale është qetësuar disi situata për t’u përkeqësuar në orët e mbrëmjes dhe më pas janë aktivizuar të gjitha mekanizmat, jo vetëm të Ministrisë, por edhe nga Qeveria që bashkërisht me kryetarin e Deçanit dhe qytetarë të bëjmë maksimumin që t’u dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”.

Vitia ka thënë se një listë me prioritizim absolut të barnave do të trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo vetëm me barnat e listës esenciale, por edhe me pajisje të nevojshme.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sapo ka arritur në Komunën e Deçanit, pas helmimit të qytetarëve.

Helmimi i qindra qytetarëve e ka nxitur komunën që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit.

Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.

Pajmet:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat