​Rizvanolli: Jemi duke ndjekur situatën në Deçan

Aktuale

​Rizvanolli: Jemi duke ndjekur situatën në Deçan

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:37
Artane Rizvanolli

Për rastin e fundit të helmimit të qytetarëve me ujë në Deçan, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me ndërmarrjen “HidroDrini” lidhur me gjendjen e krijuar këto ditë atje.

Ministrja Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit për atë çka ka ndodhur me rreth 900 qytetarë, theksoi se nesër do të vizitojnë ndërmarrjen “Hidrodrini” për të parë nga afër lëshimet e mundshme që mund të kenë ndodhur dhe çuar deri te helmimi i qytetarëve.

Gjatë raportimit për planin e punës, ministrja Rizvanolli theksoi se prioritet dhe qëllim i ministrisë mbetet krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe energjisë së pastër.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja Rizvanolli, vuri theksin për sfidat e kësaj ministrie dhe të qeverisë lidhur me gjendjen e rëndë të disa ndërmarrjeve publike.

Derisa, për shërbimet e ujit në veri të Mitrovicës, ajo theksoi se kjo është një sfidë e krijuar tash e mbi 20 vjet.

Rizvanolli, duke iu përgjigjur kryetarit të komisionit Ferat Shala, theksoi se në vitin e ardhshëm do të bëhet dekominsionimi i pjesëve jo funksionale të TC Kosova A.

Për këto dekomisionime, kryetari Shala theksoi se nevojitet një studim të fizibilitetit nëse mbështet kjo nga IPA III, dhe nuk ka përgatitje për këtë çështje.

Shala ka ngritur edhe çështjen e fondit të MCC deri 200 milionë euro lidhur me eficiencën e energjisë.

Ndërsa, ministrja theksoi se ky fond nuk parashihet për këtë sektor, por për gazin dhe subvencionimin e sektorit privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat