Ministri Mehaj viziton Deçanin pas shpalljes së gjendjes emergjente

Aktuale

Ministri Mehaj viziton Deçanin pas shpalljes së gjendjes emergjente

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:42
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kryetarin e Deçanit ku kjo komunë tashmë ka shpallur gjendje emergjente pas situatës së krijuar ku rreth 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF pasi dyshohet se të njëjtit u helmuan nga uji i pijshëm.

Në vizitë do të shkojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa më herët në Deçan qëndroi edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se një listë me prioritizim absolut të barnave do të trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo vetëm me barnat e listës esenciale, por edhe me pajisje të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat