Abelard Tahiri: Kuvendi do ta votojë shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Aktuale

Abelard Tahiri: Kuvendi do ta votojë shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:23
Abelard Tahiri

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre.

Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat