“Nuk paguaj asgjë për njohjen nga Serbia”, Kurti: Kosova është e pavarur! Vuçiç, pengesa për...

Aktuale

“Nuk paguaj asgjë për njohjen nga Serbia”, Kurti: Kosova është e pavarur! Vuçiç, pengesa për...

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:31
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për portalin “European Western Balkans”  ka hedhur akuza mbi  presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se është bërë pengesë për marrëveshjen përfundimtare që synohet të arrihet mes dy vendeve, pas deklaratave se ai kurrë nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Kurti tha se Kosova po forcohet dhe se më parë janë bërë shumë koncesione për ta marrë njohjen nga Serbia.

“Presidenti i Serbisë tha se ai kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Me këtë qasje, ai e ka vënë veten si pengesë të marrëveshjes, sepse të gjitha koncesionet e mëparshme nga paraardhësit e mi i janë dhënë Serbisë në dritën e njohjes në të ardhmen, për të cilën ai tha se nuk do të ndodhë kurrë”, tha Kurti.

Ai u shpreh se Kosova duhet të vazhdojë dhe të mos e pres njohjen nga Serbia. Kurti tha se për 13 vjet, populli i Kosovës ka jetuar pa njohjen nga Serbia dhe se ai nuk do të paguajë asgjë për ta arritur këtë.

“Sigurisht, unë do të preferoja që Serbia ta njohë Kosovën, por nëse Serbia nuk e dëshiron atë, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë pa atë njohje. Unë nuk jam duke planifikuar të zëvendësojë varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia me varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë për vendin tonë të pavarur. Pra, për 13 vjet ne kemi jetuar pa njohjen e Serbisë. Do të ishte mirë nëse Serbia na njeh, por unë nuk do të paguaj për këtë, as me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë. Kosova është e pavarur. 26 nga 30 vendet e NATO-s e kanë njohur atë, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e njohën Kosovën. Rusia dhe Kina nuk na njohin, por SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe në Këshillin e Sigurimit na njohin. Ne do të duhet të vazhdojmë tutje”, tha Kurti.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka probleme ndër-etnike. Ai tha se në thelb, serbët në Kosovë janë nën presion nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat