Helmimet në Deçan, reagon Avdullah Hoti, kërkon të merren këto masa

Aktuale

Helmimet në Deçan, reagon Avdullah Hoti, kërkon të merren këto masa

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:44
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas që mbi 1500 qytetarë të Komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihëm mjekësore për shkak të helmimit.

Për këtë, ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai shprehet i habitur që ende nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit.

Ndërkaq, ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çfarë masa duhet të merren sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë.

E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhëzime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë.

Duhen masa të shpejta:

1. Duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinare për të trajtuar me urgjencë të prekurit.

2. Duhet urgjentisht të ngritët një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat