Mbytet një pushues nga Kosova në plazhin e Durrësit

Aktuale

Mbytet një pushues nga Kosova në plazhin e Durrësit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 21:49
Ilustrim

Një qytetar i Kosovës me inicialet S.O, i moshës 80 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shqipërisë.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat