Mimoza Kusari-Lila tregon se kur do të votohet bordi i ZRRE-së

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila tregon se kur do të votohet bordi i ZRRE-së

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:10
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, foli në lidhje me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ajo tha se javën e ardhshme pritet të dorëzohet lista finale në Kuvend për tu votuar, me anë të së cilës do të kompletohet bordi i ZRRE-së.

“Kompania është zgjidhje në raport me inkasimin gjegjësisht siç quhet në terminologjinë e ZRRE-së ,furnizimi quhet për arsye e bënë edhe faturimin dhe tashmë është në fazën finale

 Është përgatitur lista për tu dorëzuar në Kuvend dhe mendoj që në javën e ardhshme, do të del në seancë që të votohet bordi ose kompletimi i bordit të ZRRE-së, se dy anëtarë janë dhe do të zgjedhën edhe kryesuesi apo kryesuesja dhe dy anëtarë tjerë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat