A do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i punonjësve shëndetësorë?

Aktuale

A do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i punonjësve shëndetësorë?

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:17
Ilustrim

Vendimi i Greqisë dhe Francës për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë solli në vëmendje çështjen e vaksinimit kundër Covid-19 të punonjësve shëndetësorë në Kosovë.

Nuk u kumtuan të dhënat e plota zyrtare të mantelbardhëve të pavaksinuar por në Odën e Mjekëve të Kosovës pohojnë se janë vaksinuar rreth 60 për qind e mjekëve. Ndër specialistë të fushës ka pikëpamje se ky model i Francës duhet të aplikohet edhe në Kosovë.

Kosova ka rreth 14 mijë punonjës shëndetësorë por nuk dihet se sa prej tyre u vaksinuan deri më tani kundër Covid-19. Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë nuk i kishin këto të dhëna.

Ndërsa në Odën e Mjekëve të Kosovës edhe pse nuk kishin të dhëna të sakta thanë se nga rreth 4 mijë mjekë sa ka Kosova janë vaksinuar rreth 60 për qind e tyre.

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk dhanë ndonjë përgjigje se sa punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri më tani.

Franca dhe Greqia janë dy shtete që tashmë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e stafit mjekësorë.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se ky model duhet të aplikohet edhe në Kosovë.

Ndërsa në Odën e Mjekëve të Kosovës thonë se punonjësit shëndetësorë duhet të reflektojnë dhe gjithsesi të vaksinohen pa pasur nevojë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat