Kadaj-Bujupi kritikon Kurtin, kjo është arsyeja

Aktuale

Kadaj-Bujupi kritikon Kurtin, kjo është arsyeja

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:25
Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka folur rreth helmimit të qytetarëve në Deçan dhe reagimit të qeverisë Albin Kurti për rastin.

Në Pressing Kadaj-Bujupi thotë se qeveria tregoi neglizhencë.

“Neglizhencë po ndodh, veprim i ngadalshëm për të ju gjend pranë këtyre qytetarëve”, tha ajo.

Duke përmendur qëndrimin e Kurtit në një hotel luksoz në Greqi, ish-anëtarja e VV’së ka ironizuar me deklaratat e më parshme të të parit të Vetëvendosjes.

“Mu kujtua ajo Albini ecë nëpër ëndrrat e të varfërve”, theksoi Kadaj-Bujupi.

Komuna e Deçanit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi mbi 1500 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore me simptome infketimi.

Ndërkohë Kurti po qëndron në një resort luksoz në Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat