Kamenica i ofron ndihmë Deçanit

Aktuale

Kamenica i ofron ndihmë Deçanit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:43
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka ofruar ndihmën e komunës që ai e drejton, kryetarit të Deçanit ku 1 mijë e 500 qytetarë u helmuan.

Me shqetësim po përcjellim situatën e krijuar në Komunën e Deçanit, ku nga dita e shtunë mbi 1500 qytetarë janë duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, si pasojë e dyshimit nga helmimi. Menjëherë kemi kontaktuar kryetarin Ramosaj dhe i kemi ofruar ndihmë për tejkalimin e kësaj çështje”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka thënë se niveli Qendror, duhet ta trajtojë me urgjencë këtë problem si dhe të përkushtohet në zbardhjen e rastit.

Postimi i plotë:

Me shqetësim po përcjellim situatën e krijuar në Komunën e Deçanit, ku nga dita e shtunë mbi 1500 qytetarë janë duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, si pasojë e dyshimit nga helmimi.

Menjëherë kemi kontaktuar kryetarin Ramosaj dhe i kemi ofruar ndihmë për tejkalimin e kësaj çështje.

Jemi bashkë në këtë sfidë dhe për çfarëdo nevoje shëndetësore, me kapacitetet tona do t’u gjendemi pranë të afektuarve.

Uroj e shpresoj që kjo të përfundojë sa më parë, dhe qytetarët që po marrin tretman mjekësor të shërohen së shpejti.

Niveli Qendror, duhet ta trajtojë me urgjencë këtë problem si dhe të përkushtohet në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat