Kritikat ndaj Kurtit për rastin në Deçan, analisti i reagon Tahirit, kështu e quan

Aktuale

Kritikat ndaj Kurtit për rastin në Deçan, analisti i reagon Tahirit, kështu e quan

Nga: G.B Më: 14 korrik 2021 Në ora: 10:07
Abelard Tahiri

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për kryeministrin Albin Kurti, pas rastit të helmimit në Deçan.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kritikuar shefin e GP të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se Kurti po qëndron për vizitë në Greqi dhe nuk po vjen në Kosovë të kujdeset për të helmuarit, përcjell Bota sot.

Maxharraj ka thënë se Kurti po qëndron për njohje nga Greqia dhe se kritikat nuk janë të arsyeshme.

Ai madje Tahirin e ka quajtur çakall dhe rrokaçë të PDK-së.

Postimi i tij i plotë:

RROKAÇA E PDK ABELARD TAHIRI

Kosovës pos pandemisë e cila po mundet ngadalë por sigurt, i doli edhe një telashe tjetër, helmimi me ujë i mbi 1000 qytetarëve të Komunës së Deçanit, që shkaku i helmimit nuk po dihet ende.

Janë drejtuar shigjetat, shtizat bile e drugëzat nga partitë opozitare, se gjoja qeveria nuk është ne nivel të detyrës.

Bile e kritikojnë edhe kryeministrin Kurti, i cili që disa ditë është në vizitë zyrtare në Greqi, dihet se për çka, sepse Greqia gati është në prag të njohjes së Kosovës.

Mrekulli e dorës së parë për Kosovën.

Por nga opozita, shefi i GP, çakalla dhe rrokaça e PDK-së, Abelard Tahiri, ia paska zënë për të madhe se pse kryeministri që shtatë ditë s’po kthehet nga vizita në Greqi për të ardhur të kujdeset për helmimin në Deçan.

Tamam thua se, sipas tij, nuk paska askush tjetër për tu kujdesur për helmimin e qytetarëve por po u dashka vetë me u kthye kryeministri.

Sipas Tahirit, për një vizitë më të gjatë, Presidentja dhe Kryeministri mund të rrinë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe askund tjetër.

Por po ia bëjnë me dije Abelard Tahirit, se atje do të shkojnë nëse thirren nga Presidenti Joe Biden, i cili sot edhe zyrtarisht i ka dhënë mbështetje Kryeministrit Kurti, por ia bëjnë me dije se as se si nuk do të pranojnë te shkojë me Kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe me atë "razumem srpki pomalo" i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat