Nga nesër mund të takohen me familjarët Gucati dhe Haradinaj

Aktuale

Nga nesër mund të takohen me familjarët Gucati dhe Haradinaj

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:18
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Është duke u mbajtur konferenca e gjashtë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Zyrtari nga Zyra e Administrimit të Dhomave të Specializuara tha se nga 1 korriku ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj mund të takohen me avokatët e tyre pa ndarje me qelq.

“Gjatë gjithë pandemisë ne kemi punuar nga afër me  personelin mjekësor në objektin  e paraburgimit. Dhe mund të ju them se duke filluar nga data 1 korrik, vizitat mund të bëhen sigurisht në objektin e paraburgimit , por edhe pa ndarje, dmth pa ndarje me qelq kjo vlen për të gjithë avokatët që janë të vaksinuar plotësisht dhe që vijnë  nga vende në zonën e gjelbër dhe të verdhë, duke filluar nga data 16 korrik ky relaksim për popullsinë në Holandë është zbatuar së bashku me një sërë masash të tjera, gjithashtu kemi marrë masa për të iu dhënë mundësi avokatëve që jo vetëm të shihen me ta përmes ekraneve, por edhe të takohen fizikisht”, thuhet nga zyra e administrimit.

Zyrtari nga Zyra e Administrimit the po ashtu se nga nesër mund të fillojnë edhe vizitat e familjarëve nga afër.

“Sa i takon vizitave të familjeve, duke ndjekur nga afër këshillat mjekësore, vizitat e familjeve nga afër, mund të fillojnë që nesër dhe janë planifikuar ose pritet që të zhvillohen, pra edhen një  herë e përsërisë që janë të mundshme vizitat e familjarëve nga afër”, tha ai.

Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt thanë se kanë mirëpritur këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat