Toksikologu: Mendoj që uji shkaktoi helmimin e qytetarëve në Deçan

Aktuale

Toksikologu: Mendoj që uji shkaktoi helmimin e qytetarëve në Deçan

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:55
Edmond Panariti

Toksikologu Edmond Panariti në një lidhje të drejtpërdrejtë foli në lidhje me helmimin e qytetarëve të Deçanit si dhe analizat e bëra biologjike.

Ai tha se sa më parë të dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë helmim të mundshëm, në mënyrë që situate të mos keqësohet edhe më shumë.

“Ajo që është më esenciale duhet që të ketë një emër shkakësia kjo pasi duke njohur shkaktari, do të jetë në gjendje edhe kontrollim i burimit e shkaktua po edhe për të trajtuar në mënyrë sa më të plotë pasojat dhe për shmangur natyrisht përsëritjen e këtij fenomeni”, foli Panariti.

Tutje derisa ai apeloi që analizat biologjike të bëhen jashtë Kosovës, ai përmendi se dyshon se uji mbetet shkaktari kryesor i këtij helmimi.

“Me aq sa unë kam përcjellur nga lajmet, analizat kanë rezultuar negative, pra nuk ka tregues të ndotjes mikrobiologjike por unë mendoj që ka një arsye dhe unë mendoj që uji është përsëri i dyshuari i madh sepse nuk mendoj se ky masivitet i dëmtimeve në popullatë mund të shkaktohet nga ndonjë faktorë tjetër përveç uji, sepse as ajri as ushqimi nuk shkaktojnë këtë. Prandaj unë tërheqë vëmendjen që të mos humbet kohë dhe bëj sugjerim që mostrat e ujit të marra në pika të ndryshme të ujit d.m.th. analizat të bëhen jashtë Kosovës”, foli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat