Raka tregon se pse duhet të vaksinohen të rinjtë

Aktuale

Raka tregon se pse duhet të vaksinohen të rinjtë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:39
Lul Raka

Që nga e marta, të gjithë personat në moshë mbi 18-vjeçare mund të aplikojnë për vaksinim kundër koronavirusit.

Vendimi është mirëpritur, derisa epidemiologu Lul Raka, tha se vaksinimi i të rinjve është shumë i rëndësishëm meqë ata kanë më së shumti kontakte sociale.

Epidemiologu Lul Raka ka thënë se vaksinimi i të rinjve është shumë i rëndësishëm, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mund ta ruajnë veten dhe familjarët, meqë janë bartësit më të mëdhenj të COVID-19.

“Edhe pse rinia ma së lehti e kalon d.m.th. e kemi pa edhe prej vitin e kaluam që të rinjtë e kalojnë lehtë, mirëpo të rinjtë kanë më së shumti kontakte sociale edhe më së shumti mundësinë me e shpërnda kjo është arsyeja që nëse e mbulon këtë kategori mundesh sikur të fëmijët që ndodhke e njëjta mundet me ndodhë edhe tek të rinjtë sepse është në interes te tyre që t’i mbrojë familjarët e tyre, prindërit dhe gjyshërit e tyre”, tha Raka.

Sipas tij, vetëm me vaksinim shmanget vala e tretë e virusit, për të cilën ekspertët shëndetësorë tashmë kanë paralajmëruar.

 “Muajt e fundit prej fillimit të qeshorit në Amerike rastet e vdekjeve kanë ndodhë 99.5% tek personat që nuk e kanë marrë vaksinën, nuk janë vaksinu qata janë prekë qata kanë vdekë, fatkeqësisht në Kosovë ka ende njerëz mbi 65 vjet, janë të rrezikum kanë sëmundje kronike dhe hezitojnë nuk po vaksinohen, ne e kemi përmend edhe më herët edhe në Kosovë edhe në botë 90% e atyre që kanë vdek kanë qenë persona me sëmundje kronike “, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në kuadër të vaksinimit masiv, janë dhënë 11.518 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat