Kastrati imunizohet me AstraZeneca: Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë

Aktuale

Kastrati imunizohet me AstraZeneca: Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 21:00
Qendron Kastrati

Kryetari i Kamenicës Qendron Kastrati, është vaksinuar me AstraZeneca, duke përcuar mesazh tek të gjithë ata që hezitojnë ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kastrati përmes një statusi në Facebook ka thënë se AstraZeneca, sikurse Pfizer është e sigurt pasi të dyja janë të licencuaranga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit.

Andaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer.

Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara✅ nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit.

Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë në radhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë!

Për të gjithë ju që akoma nuk keni informata mbi regjistrimin e aplikimin për vaksinën anticovid, klikoni këtë link:

Ta mundim bashkë #COVID19

Vaksionohuni✅

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat