“Ata që pushuan në St. Morritz e mbajtën mbledhje në Bansko nuk e kuptojë Kurtin që s`paguan me taksa të qytetarëve”

Aktuale

“Ata që pushuan në St. Morritz e mbajtën mbledhje në Bansko nuk e kuptojë Kurtin që s`paguan me taksa të qytetarëve”

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:50
Albin Kurti

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka nëpërmjet një statusi në Facebook, iu është përgjigjur kritikave të opozitës për qëndrimin e kryeministrit në Greqi nga 8 korriku, me ftesë të dy organizatorëve për dy konferenca ku Kurti ka qenë pjesë e panelit.

Ai ka thënë se ata që shkonin në Bansko dhe në pushime në Saint Morritz, nuk mund ta kuptojnë një kryeministër që nuk po paguan me taksa të qytetarëve.

“Këta që shkonin në Bansko për ta hartuar planin qeverisës e edhe ata të pushimeve të Saint Morritz nuk mund ta kuptojnë një kryeministër që nuk është në pushim në Greqi dhe nuk po paguan me taksa tona. Të gjitha i ka të mbuluara dhe është me punë atje, madje duke lobuar fuqishëm. Dikur ju thahej fyti këtyre dhe kishte kush t'ja lagte, tash siç duket as pështyma e vet nuk ja lagën dot më. Koalicioni ta lagim fytin e ta pastrojmë̈ Kosovën ka marrë fund me 14 shkurt. Tash është epokë tjetër”, shkroi Manxhuka.

Ndryshe, kryeministri Kurti më 9 korrik, ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë, ndërsa aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat