Liri Loshi thotë se Haradinaj e Ramosaj duhet ta rregullojnë ujësjellësin që të mos përsëritet helmim i ri

Aktuale

Liri Loshi thotë se Haradinaj e Ramosaj duhet ta rregullojnë ujësjellësin që të mos përsëritet helmim i ri

Nga: M.L. Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:05
Liri Loshi

Ish kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri loshi konsideron qytetarët e Deçanit e dinë se ku qëndron problemi me ujin dhe helmimet në këtë qytet.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj duhet ta rregullojnë ujësjellësin në këtë komunë.

“Ramushi duhet me këqyr me kryetarin e tij në Deçan me e ndreq ujësjellësin prej nga ka ardhur helmimi, në mënyrë që të mos përsëritet një helmim i ri. Dështimet pra janë të qeverive të kaluara dhe të vetë Ramush Haradinajt që Deçanit i vjel votën, por neglizhon për t’i adresuar problemet atje. Qytetarët e Deçanit e dinë mirë ku është problemi. Sulmi mbi Albin Kurtin dhe qeverinë nuk ua merr atyre dritat e syve që mos me pa çka po ndodh. Leni arsyetimet e killavta, harroni mostrat, institutet. Ndreqeni ujësjellësin e mos vajtoni si qyqet. Nëse s’keni pare kërkoni nga qeveria, nga populli. Populli është zemërgjerë. Qysh ia ka ndertu shtëpinë disa milionëshe Ramushit për qejf e ndërton edhe një ujësjellës që asht jetik për Deçanin”, shkroi ai.

Ai tha se si mjek ndihet shumë krenar me kolegët e tij në Deçan, duke filluar nga drejtori Selman Berisha, të cilin që po e menaxhojnë në mënyrë perfekt situatën e helmimit me ujë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat