​Banorët dyshojnë se dy serbë helmuan ujin në Deçan

Aktuale

​Banorët dyshojnë se dy serbë helmuan ujin në Deçan

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Për dy të rinj serb të cilët muajin e kaluar kishin vizituar një restorant në Hulaj të Deçanit, policia ishte njoftuar edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Për pronarin qysh ditën kur kishte parë ata me veturë dhe targa të Novisadit, kanë qenë të dyshimtë. Madje thotë se më 28 korrik kishte njoftuar Policinë e Deçanit.

Naim Muçaj, i cili është pronar i një restoranti në fshatin Hulaj, tregon për KosovaPress, se dy të rinjtë serb kishin pyetur edhe për Manastirin e Deçanit.

Muçaj: Për helmimin e qytetarëve dyshoja te dy serbët që vizituan këtë pjesë

"Mua më bën më shumë me dyshu se thoshin kjo rruga e pashtruar ku të qon. Ju thash kjo është bjeshkë, çfarë po ju duhet kjo. E kësi fjalësh folshin, unë jamë munduar t’i vojojë pak, i pash në kamera aty dhe dyshova. Të nesërmen, ka qenë ora 15:00 kur kanë qenë ata, policia erdhën për kafe këtu, unë e lajmërova rastin, ashtu kështu unë kam pasur të shkoj për t’i informuar. Thanë a bën fotografi të kamerave... dhe shkuan ata. Por të nesërmen edhe pasnesër disa simptoma, edhe punëtorët që i kam pasur këtu. Barku, vjellje edhe me hyri mendja dhe dyshoja në ta dhe pas një kohe po bëhet masivisht", u shpreh ai.

Edhe ai vet pas datës 28 kur 'mysafirë' në restorant kishte pasur dy serbë, tregon se kishte pasur disa nga simptomat e helmimit.

Ai tregon se pas helmimit masiv të banorëve të Deçanit, policia ka kërkuar sërish fotografitë e incizimeve të restorantit.

Muçaj: Serbët më janë dukur shumë të dyshimtë

"Mua më janë dukur shumë të dyshimtë, aty ka lind dyshimi... me targa të Novi Sadit kanë qenë, me xhip të bardhë kanë qenë. Markën nuk e mbaj mend", shton ai.

Shkumbin Lushaj nga fshati Shaptej, tregon se janë gjashtë anëtarë të familjes të cilët janë helmuar, ndërkohë që simptoma të helmimit kanë pasur edhe dy mysafirë që kanë pirë ujë këtu.

Lushaj: Përveç meje dhe famijles, edhe shumë fqinje dhe fshatarë filluan të helmohen

"Simptomat kanë filluar të shfaqen të shtunën, por nuk janë marrë serioze nga ana ime. Ndërsa, të dielën kanë filluar të shfaqen simptoma pak më të ashpra me marramendje, të vjellura me barkqitje dhe diarre. Kryesisht kam menduar që është helmim prej ndonjë ushqimi apo grip sezonal, por që kur pash edhe anëtarët tjerë të familjes, përveç meje edhe shumë fqinje dhe shumë fshatarë, filluan të helmohen dhe patën të njëjtat simptoma, atëherë kuptova se nuk është për shkak te ushqimit", u shpreh ai.

Lushaj po ashtu thotë se dyshimi kryesor është se helmimi ka ardhur nga uji, meqë kishin vërejtur se nuk është i pastër.

Lushaj: Dyshimi kryesor është uji

"Dyshimi kryesor është uji. Vetëm me ujin kemi pasur kontakt, të njëjtën gjë të përbashkët të këtyre fshatrave e kemi ujin. Sepse me një rrjet ujësjellës lidhemi. Ky është dyshimi kryesor.... ka shumë kohë që një javë që uji ka ardhur i trubullt dhe me thërmija që uji ka pasur, jo i pastër normalisht, por që e ka prekur dikush dhe është futur lloq apo diçka tjetër", shton ai.

Derisa ende nuk dihet se cili është shkaktari i helmimit të mbi 1500 banorëve nga Deçani, presidenti i Serbisë ka deklaruar se ka njohuri për serbët të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Aleksader Vuçiq ka treguar edhe me çfarë veture kanë lëvizur dhe sa larg burimit të ujit ishin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat