​Rizvanolli: Nuk shkarkuam asnjë bord të ndërmarrjeve publike

Aktuale

​Rizvanolli: Nuk shkarkuam asnjë bord të ndërmarrjeve publike

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 21:12
Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria Kurti 2 nuk ka shkarkuar asnjë bord të ndërmarrjeve publike. Sipas saj, shumicën prej tyre i kanë trashëguar pa borde, ndërsa disa kanë qenë me mandat të kaluar.

Rizvanolli ka siguruar se emërimi i bordeve të rregullta do të bëhet përmes një procesi të rregullt dhe transparent, por që sipas saj do të merr goxha shumë kohë.

“Sa i përket bordeve publike, ka një perceptim që bordet janë duke u shkarkuar. Në fakt gjatë këtij mandati asnjë bord i ndërmarrjeve publike. Shumicën e ndërmarrjeve publike e kemi trashëguar pa borde dhe disa prej tyre iu ka kaluar mandati. Çfarë kemi bërë ne është se kemi emëruar një bord të rregullt në Telekomin e Kosovës, ndërsa në tetë të tjerat janë emëruar borde të përkohshme të cilat do të shërbejnë derisa të emërohen bordet e rregullta. Merr kohë nga hapja e konkursit, vlerësimi i dokumentacionit, intervistomi e deri te votimi në Qeveri. Kjo do të thotë që organizimi i mirë me integritet dhe transparencë i procesit kërkon kohë”, tha ajo në Desk të KTV-së.

Ministrja Rizvanolli foli edhe për pakon e ringjalljes ekonomike. Tha se sektori më i prekur në pandemi është ajo e gastronomisë, për të cilën premtoi ndihmë edhe me pakon e re ekonomike.

“Është e vërtetë se disa prej sektorëve kanë qenë më të prekur. Një prej tyre është gastronomia, mirëpo ka edhe të tjerë që ndoshta nuk kanë qenë të zëshëm në publik dhe nuk janë organizuar e që janë prekur shumë. Në njërën anë ne kemi ofruar ndihmë për këta sektorë dhe vazhdon të ketë edhe me pakon e ringjalljes ekonomike, mirëpo rimëkëmbja duhet të shihet edhe përtej kësaj. Unë e përmenda më herët inovacionet, shërbimet, adaptimet në treg. Mendoj që firmat në Kosovë dhe kudo duhet të adaptohen në rrethana të reja të tregut. Në qoftë se dikur kemi hëngër më shumë në restorante tani duhet në shtëpi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat