Vrasja në Lipjan, ka edhe të lënduar tjerë - arrestohet i dyshuari

Aktuale

Vrasja në Lipjan, ka edhe të lënduar tjerë - arrestohet i dyshuari

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sonte në fshatin Gadime të Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 22:00.

Siç ka bërë të ditur ai, nga dyshimet e para informacionet janë se pas një mosmarëveshje mes disa personash ka ardhur deri tek vrasja, teksa ka edhe të lënduar.

I dyshuari ka përfunduar në pranga.

Deklarata e plotë e Borovcit:

Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor  si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast.

Aktualisht po vijon  faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat