Teologu zbardh fakte rreth letrës së njohjes nga Tajvani dhe fabrikës me 5500 punëtorë

Aktuale

Teologu zbardh fakte rreth letrës së njohjes nga Tajvani dhe fabrikës me 5500 punëtorë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 09:57
Tajvani

Teologu Mustafë Bajrami ka zbuluar fakte rreth përpjekjeve për sigurimin e njohjes nga Tajvani, shkruan Syri.net Kosova. Sipas tij, letrën e njohjes, e kishte sjellë personalisht.

“Informim opinionit

Këtë gjë duhet ta dijë Presidentja e Kosovës, Kryeministri, Qeveria, shteti i Kosovës dhe qytetarët e vendit!

Unë jam i pari që i kam nisë përpjekjet për krijimin e raporteve bilaterale midis Kosovës dhe Tajvanit. Qysh në vitin 2008. Kam zhvilluar takime, vizita në Tajvan dhe nëpër vende të Evropës duke u takuar me vendimarrës tajvanez.

Kam përgatitë gjithashtu takime të nivele të larta mes dy vendeve. Me dorën time kam sjellë në Kosovë letrën e njohjes së Kosovës nga Tajvani. Të nënshrkuar nga Presidenti i Tajvanit.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ai ka thënë se ka pasur edhe një projekt për investime serioze në Kosovë.

“ Kam pas afruar projektin e hapjes së fabrikës tajvaneze për prodhimin e ekuipmenteve të ndryshme elektronike ku do të punësoheshin 5500 punëtorë. Bëheshin plane shumë serioze për tërheqjen e investimeve tajvaneze nga Çekia dhe sjelljen e tyre në Kosovë...

Dhe për fatin e keq të Kosovës, më pastaj është abuzuar me përpjekjet e mia të cilat i kanë hedhur në sirtarët e gjërave të vjetëruara. Paturpësisht ma kanë bërë pas shpinde gjithë këtë...!”, përfundon statusi i Mustafë Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat