Nga LDK-ja dhe AAK-ja kritikojnë Qeverinë për arrestimet e PSD-së

Aktuale

Nga LDK-ja dhe AAK-ja kritikojnë Qeverinë për arrestimet e PSD-së

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:47
Dardan Molliqaj

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë kritikuar Qeverinë pas arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aksionin kundër vendosjes së taksës ngjitëse prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

Arben Gashi nga LDK thotë se ‘’shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohet në këtë formë me urdhër të Xhelal ministrit. Arrestohen për mendimet dhe aksionet e tyre politike. Keq, shumë keq’’.

Ndërkohë nga AAK-ja ka reaguar deputetja Albana Bytyqi, e cila kërkuar nga institucionet të dënojnë, sipas saj, dhunë e ushtruar ndaj grave dhe të moshuarit.

‘’Dhuna e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit, nga Policia e Kosovës duhet dënuar nga Institucionet. Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla. Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo nga vija bregdetare si ndonjë pjesë filmi’’, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Në aksionin e sotëm të PSD-së u arrestuan tetë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat